Sport

Sport
d

Monday, September 2, 2013

Ibra: Përgjegjësia ime nuk janë vetëm golat

Zlatan Ibrahimovic, Foto: Getty Images


Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, nuk është i kënaqur me faktin që vazhdimisht pritet nga ai të shënojë gola.
Suedezi shënoi 30 gola në sezonin e kaluar në Ligue 1 duke ia siguruar titullin klubit të tij, ndërsa tash thotë se përgjegjësia e tij nuk është vetëm gjetja e rrjetit.
“Njerëzit janë kërkues. Ata gjithmonë presin më shumë nga unë. Për një sulmues, është gjithmonë e rëndësishme që të shënojë. Por, unë nuk dua të kufizohem vetëm me këtë. Përpiqem ta luaj lojën dhe t’i ndihmoj skuadrës. Shpresoj të dhuroj më shumë asistime”.
“Është me rëndësi për një ekip që përgjegjësia e shënimit të golave të ndahet. Te PSG, gjithmonë mund të shënojmë shumë gola”, u ka thënë 31-vjeçari gazetarëve

Balotelli: Dua të jem më i miri në botë



Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, ka deklaruar se ai mund të jetë më i miri në botë.
“Dua të jem lojtari më i mirë në Evropë dhe dua ta dëshmoj atë këtë sezon. Për momentin, unë i vlerësoj vetëm Messin dhe Ronaldon mbi mua, por kjo mund të ndryshojë këtë sezon”.
“Po luaj futboll të mirë me Milanin dhe dua të jem numër një në Evropë. Që ta bëj këtë, duhet të luaj mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Kemi një grup të vështirë. Barcelona është Barcelona dhe Ajax ka disa lojtarë të rinj të mirë. Atmosfera që Celtic krijon në Evropë është e famshme, andaj po ashtu e dimë se duhet të presim një ndeshje të vështirë (edhe këtu)”, ka thënë Balotelli për Mirror.

De Biasi kërkon maksimumin e pikëve kundër Sllovenisë dhe Islandës

Gianni De Biasi, Foto: Getty Images

Gianni de Biasi kërkon maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës, të cilat do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’.
Të përzgjedhurit e Gianni De Biasit, sot kanë filluar grumbullimin për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës, që do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’.
Ndërkohë, selektori i ekipit kuqezi, ka theksuar se nga këto dy takime, të cilat do të luhen jashtë Shqipërisë, të marr maksimumin e pikëve.
“E rëndësishme është të arrijmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët, por e kam thënë që nuk kënaqem me rezultat minimal por luajmë për maksimal”, ka deklaruar italiani në konferencën për media, transmeton Express.
Ai ka theksuar se ekipi kuqezi tani ka kualitet dhe duhet të përgatitet sa më mirë për këto dy ndeshje. Sipas italianit, skuadra shqiptare ka vazhdimësi në lojë dhe rezultat, të cilën nuk e ka pasur më herët.
“Skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në botëror. Mendoj se çdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet përgatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë por si çdo ekip ka pikët e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit”, deklaroi ai.
Për këto dy ndeshje ekipi kuqezi ka disa mungesa, por De Biasi nuk mërzitet fortë pasi vlerëson futbollistët që ka në dispozicion për këto takime.
Shqipëria, me 6 shtator do të luaj kundër Sllovenisë. Kurse, pas katër dite ekipi kuqezi do të jetë edhe mysafir i Islandës.

Chelsea kërkon dy milionë funte për huazimin e Ba



Demba Ba, Foto: Getty Images

Chelsea i ka caktuar një çmim Arsenalit për huazimin e Demba Ba. Blutë kërkojnë mbi dy milionë funte që të arrihet marrëveshja.
Topçinjtë janë në bisedime me klubin nga Stamford Bridge për shërbimet e sulmuesit senegalez, të cilin e duan në Emirates për këtë sezon.
Madje ata kanë përgatitur një staf mjekësor, në rast se do të arrihet marrëveshja që sa më shpejtë t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Ba nuk është ndër zgjedhjet kryesore të menaxherit Jose Mourinho.

Perez: Madridi gjithmonë do t’i blejë më të mirët

Florentino Perez, Foto: Getty Images


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i ngazëllyer me transferimin e Gareth Bale, dhe zotohet se do të vazhdojë të blejë lojtarët më të mirë në botë.
“Gareth është një lojtar i jashtëzakonshëm i cili është votuar Lojtari i Vitit në Ligën Premnier dy herë”.
“Negociatat me Tottenhamin ishin të komplikuara dhe shumë intensive, por unë dua t’i falënderoj ata që na dhanë shansin të nënshkruajmë me këtë lojtar të shkëlqyeshëm. Do të doja ta bëj të qartë se vendosmëria e Bale për t’iu bashkuar Madridit, ishte vendimtare për kompletimin e marrëveshjes”.
“Gareth është lojtar i ri me kualitete të mëdha, i cili tash e ka realizuar ëndrrën për të luajtur për Real Madridin. Vite më parë, një djalosh uellsian ëndërronte të veshë fanellën e Real Madridit. Gareth, kjo ëndërr tash është realitet”.
“Bale bëhet një trashëgimtar i lojtarëve të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Real Madridit më parë. Ne gjithmonë do të nënshkruajmë me lojtarët më të mirë në botë. Kjo është strategjia e cila e bën Madridin klubin më të madh në botë të shekullit 20”, ka thënë Perez gjatë prezantimit të lojtarit. /Telegrafi/


Kaka: U ktheva në shtëpi


Kaka thotë ai është i ngazëllyer me rikthimin e tij te Milani, pasi ka arritur marrëveshje me klubin italian.
Mesfushori brazilian u largua nga Milani drejt Real Madridin në vitin 2009 për 65 milionë euro, dhe rikthehet si lojtar i lirë me kontratë deri në vitin 2015.
“Po rikthehem në shtëpi sërish. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Milani. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm. Mezi pres të luaj në San Siro sërish dhe ndjej të njëjtat emocione si më herët. Do të mbaj fanellën me numër 22, sërish”, ka thënë Kaka për Sky Sport Italia.

Zyrtare: Juventusi e merr Berardin

Domenico Berardi


Juventusi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Sassuolos, Domenico Berardi, teksa në formë shkëmbimi për të në drejtim të kundërt shkon Luca Marrone.
19 vjeçari sensacional i Sassuolos ka kohë që po kërkohet nga Juvetusi dhe më në fund marrëveshja mes dy klubeve u konfirmuar nga klubi Bianconer në faqen zyrtare në Twitter. Juventusi e ka blerë edhe gjysmën e kartonit të lojtarit.
Për Berardin Juventusi nuk ka shpenzuar asnjë cent, pasi Sassuolo në kompensim do ta marrë Luca Marronen, i cili nuk ka gjetur vend në formacionin e Antonio Contes.
Berardi bëhet transferi i katërt i Juventusit, pas kompletimit të transferimeve të Carlos Tevez, Fernando Llorente dhe Ogbonnas.



Bale dëshiron La Deciman me Realin

Gareth Bale (Foto: Getty Images)

Gareth Bale u ka premtuar tifozëve të Real Madridit se qëllimi i tij është të fitojë titullin e dhjetë evropian me klubin mbretëror.
Mesfushori i Tottenhamit kompletoi transferimin te Reali, më të madhin e verës në botën e futbollit, dhe sot është prezantuar para tifozëve në Santiago Bernabeu.
Ai u ka premtuar tifozëve se do të ndihmojë klubin të arrijë sukses, duke cekur në veçanti trofeun e dhjetë, rekord, evropian.
“Vetëm dua t’u them se është mrekulli të jem këtu. Shpresoj të ndihmoj klubin të arrijë sukses dhe ne të fitojmë Kupën e 10-të evropiane”. /Telegrafi/


Benitez: Luajmë me 70 për qind të kapacitetit


Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, thotë se skuadra e tij ende nuk e ka arritur kulmin e formës.
Napoli shkatërroi Bolognan me rezultat 3-0 javën e kaluar dhe të shtunën mposhti Chievon me rezultat 4-2.
“Ka ende disa gjëra të cilat duhet të përmirësohen, mendoj se skuadra është 70 për qind e gatshme dhe ne ende kemi kohë të zhvillohemi dhe të bëhemi edhe më konkurrues”.
“Ajo çfarë më pëlqen është lloji i lojës që lojtarët po tregojnë në fushë. Ky është një ekip i ri; një sistem tjetër i lojës dhe ne po japim gjithçka për të arritur kreun”.
“Tash kemi pauzën në garë, por ne do të vazhdojmë këtë rrugë. Jam shumë i bindur dhe i kënaqur me këto dy ndeshje”, ka thënë Benitez.




Vokrri proteston te FIFA për ndalesën e Nushit nga rusët

Kristian Nushi, Foto: Getty Images

Mesfushori i St. Gallenit nuk u lejua javën e kaluar të udhëtonte në Rusi për shkak se ky vend nuk i ka njohur dokumentet e udhëtimit të shtetit të Kosovës.
Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokri nëpërmjet një shkrese i është ankuar presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter në lidhje me ndalesën që i kishin bërë autoritetet ruse, mesfushorit të St gallenit, Kristian Nushi.
Nushi nuk kishte mundur të ndihmonte ekipin në ndeshjen e kthimit të Europa League, për shkak se atij nuk i është lejuar hyrja në shtetin rus, pasi që ky vend nuk e njeh shtetin dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës.
“FFK-ja proteston në FIFA në lidhje me diskriminimin që ka përjetuar futbollisti, Kristian Nushi kur i është refuzuar viza për të luajtur me ekipin e tij në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Spartakut të Moskës. Para dy javësh ka ndodhur një rast identik, me dy futbollist nga Kosova, kur ata është dashur të marrin shtetësinë shqiptare për të tejkaluar këtë problem”, thuhet në shkresën e Vokrrit.
Në letër e sipër përmendet fakti se askush nuk ka reaguar ndaj rastit të Nushit, deri sa ka pasur ankesa ndaj therrjes së shtazëve para ndeshjeve dhe theksohen rastet kur sportistë kosovar (pingpong e xhudo) janë lejuar të marrin pjesë në gara ndërkombëtare në Rusi.
Në fund kërkohet që me një ndërmjetësim të FIFA-së të zgjidhen kontestet e tilla.
Nushi edhe në fazën grupore do të ketë probleme të hyjë në Rusi, pasi që ekipi i St Gallenit do të ndeshet me Kuban Krasnodar nga ky shtet.

“Reali e largoi Ozilin për shkak të golave të paktë”

Oliver Kahn

Mesut Ozil është larguar nga Real Madridi për shkak të rekordit jo të mirë golashënues – ka thënë ish-portieri gjerman, Oliver Kahn.
Mesfushori 24-vjeçar sapo është bërë futbollist i Arsenalit, ndërsa Kahn mendon se largimi i tij ka ndodhur për faktin se Carlo Ancelotti nuk e shihte si pjesë të planeve të tij.
“Mesut Ozil ka dështuar ta bëjë veten të domosdoshëm te Real Madridi. Në sezonin e kaluar, ai shënoi vetëm nëntë gola në La Liga – në pozitën e tij, prapa sulmuesve, kjo nuk mjafton. Sidomos kur kihet parasysh se është normale që Real Madridi shënon rreth 100 gola për sezon”.
“Ata që duan t’i mbijetojnë një klubi si Reali duhet ta dëshmojnë veten në secilën ndeshje dhe të tregojnë se janë më të mirët e më të mirëve”, ka shkruar legjenda gjermane në kolumnën e tij në Bild.