Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, nuk është i kënaqur me faktin që vazhdimisht pritet nga ai të shënojë gola.
Suedezi shënoi 30 gola në sezonin e kaluar në Ligue 1 duke ia siguruar titullin klubit të tij, ndërsa tash thotë se përgjegjësia e tij nuk është vetëm gjetja e rrjetit.“Njerëzit janë kërkues. Ata gjithmonë presin më shumë nga unë. Për një sulmues, është gjithmonë e rëndësishme që të shënojë. Por, unë nuk dua të kufizohem vetëm me këtë. Përpiqem ta luaj lojën dhe t’i ndihmoj skuadrës. Shpresoj të dhuroj më shumë asistime”.
“Është me rëndësi për një ekip që përgjegjësia e shënimit të golave të ndahet. Te PSG, gjithmonë mund të shënojmë shumë gola”, u ka thënë 31-vjeçari gazetarëve
No comments:
Post a Comment