Sport

Sport
d

Monday, September 2, 2013

Perez: Madridi gjithmonë do t’i blejë më të mirët

Florentino Perez, Foto: Getty Images


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i ngazëllyer me transferimin e Gareth Bale, dhe zotohet se do të vazhdojë të blejë lojtarët më të mirë në botë.
“Gareth është një lojtar i jashtëzakonshëm i cili është votuar Lojtari i Vitit në Ligën Premnier dy herë”.
“Negociatat me Tottenhamin ishin të komplikuara dhe shumë intensive, por unë dua t’i falënderoj ata që na dhanë shansin të nënshkruajmë me këtë lojtar të shkëlqyeshëm. Do të doja ta bëj të qartë se vendosmëria e Bale për t’iu bashkuar Madridit, ishte vendimtare për kompletimin e marrëveshjes”.
“Gareth është lojtar i ri me kualitete të mëdha, i cili tash e ka realizuar ëndrrën për të luajtur për Real Madridin. Vite më parë, një djalosh uellsian ëndërronte të veshë fanellën e Real Madridit. Gareth, kjo ëndërr tash është realitet”.
“Bale bëhet një trashëgimtar i lojtarëve të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Real Madridit më parë. Ne gjithmonë do të nënshkruajmë me lojtarët më të mirë në botë. Kjo është strategjia e cila e bën Madridin klubin më të madh në botë të shekullit 20”, ka thënë Perez gjatë prezantimit të lojtarit. /Telegrafi/


No comments:

Post a Comment