Kaka thotë ai është i ngazëllyer me rikthimin e tij te Milani, pasi ka arritur marrëveshje me klubin italian.
Mesfushori brazilian u largua nga Milani drejt Real Madridin në vitin 2009 për 65 milionë euro, dhe rikthehet si lojtar i lirë me kontratë deri në vitin 2015.“Po rikthehem në shtëpi sërish. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Milani. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm. Mezi pres të luaj në San Siro sërish dhe ndjej të njëjtat emocione si më herët. Do të mbaj fanellën me numër 22, sërish”, ka thënë Kaka për Sky Sport Italia.
No comments:
Post a Comment