Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, ka deklaruar se ai mund të jetë më i miri në botë.
“Dua të jem lojtari më i mirë në Evropë dhe dua ta dëshmoj atë këtë sezon. Për momentin, unë i vlerësoj vetëm Messin dhe Ronaldon mbi mua, por kjo mund të ndryshojë këtë sezon”.“Po luaj futboll të mirë me Milanin dhe dua të jem numër një në Evropë. Që ta bëj këtë, duhet të luaj mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Kemi një grup të vështirë. Barcelona është Barcelona dhe Ajax ka disa lojtarë të rinj të mirë. Atmosfera që Celtic krijon në Evropë është e famshme, andaj po ashtu e dimë se duhet të presim një ndeshje të vështirë (edhe këtu)”, ka thënë Balotelli për Mirror.
No comments:
Post a Comment