Sport

Sport
d

Monday, September 2, 2013

“Reali e largoi Ozilin për shkak të golave të paktë”

Oliver Kahn

Mesut Ozil është larguar nga Real Madridi për shkak të rekordit jo të mirë golashënues – ka thënë ish-portieri gjerman, Oliver Kahn.
Mesfushori 24-vjeçar sapo është bërë futbollist i Arsenalit, ndërsa Kahn mendon se largimi i tij ka ndodhur për faktin se Carlo Ancelotti nuk e shihte si pjesë të planeve të tij.
“Mesut Ozil ka dështuar ta bëjë veten të domosdoshëm te Real Madridi. Në sezonin e kaluar, ai shënoi vetëm nëntë gola në La Liga – në pozitën e tij, prapa sulmuesve, kjo nuk mjafton. Sidomos kur kihet parasysh se është normale që Real Madridi shënon rreth 100 gola për sezon”.
“Ata që duan t’i mbijetojnë një klubi si Reali duhet ta dëshmojnë veten në secilën ndeshje dhe të tregojnë se janë më të mirët e më të mirëve”, ka shkruar legjenda gjermane në kolumnën e tij në Bild.

No comments:

Post a Comment