Chelsea i ka caktuar një çmim Arsenalit për huazimin e Demba Ba. Blutë kërkojnë mbi dy milionë funte që të arrihet marrëveshja.
Topçinjtë janë në bisedime me klubin nga Stamford Bridge për shërbimet e sulmuesit senegalez, të cilin e duan në Emirates për këtë sezon.Madje ata kanë përgatitur një staf mjekësor, në rast se do të arrihet marrëveshja që sa më shpejtë t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Ba nuk është ndër zgjedhjet kryesore të menaxherit Jose Mourinho.
No comments:
Post a Comment