Sport

Sport
d

Monday, September 2, 2013

Bale dëshiron La Deciman me Realin

Gareth Bale (Foto: Getty Images)

Gareth Bale u ka premtuar tifozëve të Real Madridit se qëllimi i tij është të fitojë titullin e dhjetë evropian me klubin mbretëror.
Mesfushori i Tottenhamit kompletoi transferimin te Reali, më të madhin e verës në botën e futbollit, dhe sot është prezantuar para tifozëve në Santiago Bernabeu.
Ai u ka premtuar tifozëve se do të ndihmojë klubin të arrijë sukses, duke cekur në veçanti trofeun e dhjetë, rekord, evropian.
“Vetëm dua t’u them se është mrekulli të jem këtu. Shpresoj të ndihmoj klubin të arrijë sukses dhe ne të fitojmë Kupën e 10-të evropiane”. /Telegrafi/


Benitez: Luajmë me 70 për qind të kapacitetit


Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, thotë se skuadra e tij ende nuk e ka arritur kulmin e formës.
Napoli shkatërroi Bolognan me rezultat 3-0 javën e kaluar dhe të shtunën mposhti Chievon me rezultat 4-2.
“Ka ende disa gjëra të cilat duhet të përmirësohen, mendoj se skuadra është 70 për qind e gatshme dhe ne ende kemi kohë të zhvillohemi dhe të bëhemi edhe më konkurrues”.
“Ajo çfarë më pëlqen është lloji i lojës që lojtarët po tregojnë në fushë. Ky është një ekip i ri; një sistem tjetër i lojës dhe ne po japim gjithçka për të arritur kreun”.
“Tash kemi pauzën në garë, por ne do të vazhdojmë këtë rrugë. Jam shumë i bindur dhe i kënaqur me këto dy ndeshje”, ka thënë Benitez.




Vokrri proteston te FIFA për ndalesën e Nushit nga rusët

Kristian Nushi, Foto: Getty Images

Mesfushori i St. Gallenit nuk u lejua javën e kaluar të udhëtonte në Rusi për shkak se ky vend nuk i ka njohur dokumentet e udhëtimit të shtetit të Kosovës.
Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokri nëpërmjet një shkrese i është ankuar presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter në lidhje me ndalesën që i kishin bërë autoritetet ruse, mesfushorit të St gallenit, Kristian Nushi.
Nushi nuk kishte mundur të ndihmonte ekipin në ndeshjen e kthimit të Europa League, për shkak se atij nuk i është lejuar hyrja në shtetin rus, pasi që ky vend nuk e njeh shtetin dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës.
“FFK-ja proteston në FIFA në lidhje me diskriminimin që ka përjetuar futbollisti, Kristian Nushi kur i është refuzuar viza për të luajtur me ekipin e tij në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Spartakut të Moskës. Para dy javësh ka ndodhur një rast identik, me dy futbollist nga Kosova, kur ata është dashur të marrin shtetësinë shqiptare për të tejkaluar këtë problem”, thuhet në shkresën e Vokrrit.
Në letër e sipër përmendet fakti se askush nuk ka reaguar ndaj rastit të Nushit, deri sa ka pasur ankesa ndaj therrjes së shtazëve para ndeshjeve dhe theksohen rastet kur sportistë kosovar (pingpong e xhudo) janë lejuar të marrin pjesë në gara ndërkombëtare në Rusi.
Në fund kërkohet që me një ndërmjetësim të FIFA-së të zgjidhen kontestet e tilla.
Nushi edhe në fazën grupore do të ketë probleme të hyjë në Rusi, pasi që ekipi i St Gallenit do të ndeshet me Kuban Krasnodar nga ky shtet.

“Reali e largoi Ozilin për shkak të golave të paktë”

Oliver Kahn

Mesut Ozil është larguar nga Real Madridi për shkak të rekordit jo të mirë golashënues – ka thënë ish-portieri gjerman, Oliver Kahn.
Mesfushori 24-vjeçar sapo është bërë futbollist i Arsenalit, ndërsa Kahn mendon se largimi i tij ka ndodhur për faktin se Carlo Ancelotti nuk e shihte si pjesë të planeve të tij.
“Mesut Ozil ka dështuar ta bëjë veten të domosdoshëm te Real Madridi. Në sezonin e kaluar, ai shënoi vetëm nëntë gola në La Liga – në pozitën e tij, prapa sulmuesve, kjo nuk mjafton. Sidomos kur kihet parasysh se është normale që Real Madridi shënon rreth 100 gola për sezon”.
“Ata që duan t’i mbijetojnë një klubi si Reali duhet ta dëshmojnë veten në secilën ndeshje dhe të tregojnë se janë më të mirët e më të mirëve”, ka shkruar legjenda gjermane në kolumnën e tij në Bild.